Monika Kryemadhi e cila është marrë nën hetim nga SPAK, bashkë me ish-bashkëshortin e saj, Ilir Meta, i është përgjigjur deklaratave të Lefter Kokës në GJKKO i cili kërkoi nga prokurorët të kontrollonin telefonin e deputetes së PL, pasi aty do të gjenin “peshkun e madh”.
Teksa i drejtohej Kuvendit në seancë plenare, Kryemadhi u përgjigj se “peshku i madh” në telefonin e saj është kryeministri Edi Rama.
“Peshku i madh në telefonin tim është Edi Rama. Mos u shqetësoni”, tha Kryemadhi. E pyetur nga gazetarët nëse do t’i publikojë komunikimet me kreun e qeverisë, Kryemadhi dha këtë përgjigje: “Patjetër. Telefoni im është iCloud. E kemi këtë fat nga teknologjia”.