Gazetari Fatos Mahmutaj tha sot për “Breaking” në Top News se si lindi konflikti mes familjes Ismailaj dhe çiftit Meta-Kryemadhi.
“Arrestimi i Metës ishte i pritshëm për shkak të akuzave ndaj tij, unë e kam pas fatin ta shoh dosjen nga jashtë se kam dhënë një dëshmi. Flitet për mijëra mijëra dokumenta kundër tij, ishin 2 pirgje letrash, secili pirg nga 1 metër.
Ju keni qenë gazetari i fundit që keni intervistuar bashkëshorten e Kastriot Ismailaj, zonjën Vojsvava. Keni thënë se e ka pasur të vështirë të shprehej…
“Intervista u zhvillua në vitin 2016, por më është dashur të bëj 3 ndërprerje se dilte nga vetvetja, e shihja të frustruar dhe frikësuar. Sa herë dilte nga vetja, vazhdonte fliste kundër Metës dhe e akuzonte për presione dhe shantazhe që i kërkonte vazhdimisht para burrit të saj. Më përmendte faktin që kishte ikur nga vendi se pretendonte se kishte presione ndaj saj.
Thoshte më kanë kërcënuar fëmijët, më kanë kërcënuar burrin për para të cilat duhet t`i paguante te partia LSI. Lidhur për eliminimin e Kastriot Ismailaj nuk dua ta komentoj, por jam shprehur në SPAK. Marrëdhënia e tyre me çiftin Meta-Kryemadhi ka qenë shumë e mirë deri sa hynë në mes paratë, që ia kërkonin herë pas here,” tha gazetari.