Zv ministri i ndërtimit dhe i infrastrukturës Ceno Klosi, ish-drejtori i Tatimeve u paraqit sot në SPAK.
Prokuroria e Posaçme ka nisur ndaj tij hetime për 4 vepra penale. Ndaj Ceno Klosit, SPAK ka nisur hetime të thelluara për shkak të aferave të zbuluara nga emisioni Vetting në News24 dhe dy denoncimeve të bëra nga Partia Demokratike.
Ceno Klosi është një prej zyrtarëve besnik të ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, dhe ai ka shërbyer në disa funksione, duke lënë pas dëme të konsiderueshme financiare.
Kujtojmë se modeli i largimit me dorëheqje nga detyra u zbatua edhe në rastin e Evis Berberit, ish kreut të Autoritetit Rrugor, (ARRSH), i cili sot e kësaj ditë është në qeli për shkak se nga SPAK u zbulua abuzimi që kishte bërë gjatë ushtrimit të detyrës me firmën e tij DAAM shpk, me të cilën kishte fituar disa tendera publik.
Edhe Asokohe, Evis Berberi tentua të shitej në media sikur kishte dhënë dorëheqjen nga detyra, ndërkohë që ai ishte arrestuar nga Prokurorët e SPAK kur ishte ende në detyrë.
VEPRAT PENALE
Qe nga muaji mars i ketij viti, Ceno Klosi po hetohet nga SPAK për veprat penale të “korrupsionit”, “shpërdorimit të detyrës”, “mashtrimit” dhe “falsifikimit të dokumentave”. Prokuroria e Posaçme konfirmoi përmes një shkrese zyrtare për “News 24” se hetimet ndaj kryetatimorit Klosi u regjistruan mbi bazën e dy kallëzimeve të bëra nga Partia Demokratike.
“Mbi bazën e kallëzimit penal të dërguar nga grupi parlamentar i subjektit politik Partia Demokratike, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar Procedimin Penal Nr.259/2023 datë 13.12.2023, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike ”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikim i dokumentave” dhe “Mashtrimi””, njoftoi prokuroria.
Sikurse rezulton nga të dhënat zyrtare të institucionit të akuzës, 6 muaj para kallëzimit të parë, opozita ka depozituar një tjetër kallëzim ndaj drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve Klosi.
“Për të njëjtin fakt Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar Procedimin Penal Nr.83/2023 datë 03.07.2023, mbi bazën e kallëzimit penal të dërguar gjithashtu nga subjekti politik Partia Demokratike e Shqipërisë, për veprat penale “Shpërdorim i detyrës”, “Falsifikim i dokumentave” dhe “Mashtrimi”. SPAK ka vendosur bashkimi e dy procedimeve në një të vetëm.
Klosi, i cili në krye të tatimeve, iu është bindur me shumë urdhrave politikë, sesa ligjit, duke ndëshkuar padrejtësisht bizneset, ka punuar për 13 vite si specialist dhe drejtues sektorësh në banka të nivelit të dytë dhe më pas gjatë periudhës 2015-2021 ka mbajtur pozicionin si Drejtor i Departamentit Ekonomik në OSHEE. Në qershor të 2021 u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare Ujësjellës- Kanalizime dhe Mbetjeve të ngurta, ndërsa me VKM 625, datë 22/10/2021 u emëruar drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve.
Transaksionet e dyshimta të Ceno Klosit
Emisioni Vetting në News24 ka zbuluar shkelje të ish-kryetatimorit, Ceno Klosi, i cili punësoi si këshilltar, njeriun që rezulton se i ka dhuruar vëllait te tij një restorant luksoz te Kodrat e liqenit. Konkretisht sipas dokumenteve rezulton se Mikel Lesaj i dhuroi Gent Klosit kompaninë që xhiron 600 mijë euro në vit.
Në bazë të dokumentacionit, Ceno Klosi dhe vëllai i tij, kanë dy biznese, lokalin ‘Tom Tom’ në Bllok dhe një restorant luksoz ‘Vila Feliz’ të kodrat e Liqenit.
Ceno Klosi Vila Feliz
Për vitin 2021 dhe 2022, restoranti pati xhiro 800 milionë lekë. Nga investigimi i emisionit “Vetting” në “News 24”, rezulton se në vitin 2019 dy aksionerët V.M. dhe O.T. themelojnë kompaninë “T.O.V. 2019”. Në vitin 2019, V.M. ia shet aksionet Mikel Lesajt dhe E.A. Ky i fundit ia shet aksionet Genti Klosit për 25 mijë lekë.
Ndërkohë, Mikel Lesaj dhe O.T. ia dhurojnë aksionet Genti Klosit.
Kjo zemërgjerësi e gradon Mikel Lesajn, këshilltar të Ceno Klosit, vëllait të Genti Klosit. KLSH ka kërkuar shkarkimin e Ceno Klosit kur ishte në krye të Agjencisë së Ujësjellës kanalizimeve dhe të OSHEE-së, por në vend që të shkarkohej sipas rekomandimeve të KESH, qeveria aktuale e ka ngritur në detyrë.
Fshehja e pasurive në Londër
Situata me pasuritë e Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, Ceno Klosi, është mjaft e komplikuar. News24 ka zbuluar se adresa e biznesit që vetë Ceno Klosi ka deklaruar se disponon në Angli, është një vilë luksoze në një zonë rezidenciale mjaft të shtrenjtë. Kështu, shoqëria “First bar limited”, me adresë numër 29 në Blackwood Close, West Byfleet, ku ish-drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve është aksioner me 33%, është një vilë me pishinë, kopsht, 4 dhoma gjumi, tre dhoma ndenjeje, tre banjo, garazh dhe mjedise të tjera. Çmimi i vilës në 2001 ka qenë 435,000 paund, në 2010 ka arritur në 775,000 paund dhe sot kushton mbi 1 milion paund. Ky çmim është listuar nga agjencitë imobiliare angleze, dhe duke shfletuar në internet fotot e vilës, ku Ceno Klosi, ka regjistruar biznesin në Angli, kupton se ajo është një pronë luksi në çdo këndvështrim, dhe ndodhet në një zonë ekskluzive, ku nuk mund të jetojë kushdo.
Por, Ceno Klosi nuk ka dhënë asnjë informacion në deklaratën e tij të pasurisë për këtë fakt, duke mbajtur të fshehur informacionin për biznesin e tij britanik. Situata bëhet edhe më ironike, pasi Ceno Klosi drejton një nga agjencitë kryesore qeveritare që duhet të hetojë pasuritë e dyshimta, ndërkohë që vetë ai zhvillon aktivitet tregtar në një vend të huaj, madje duke mos raportuar në ILDKPKI të dhënat mbi kompaninë e tij që ka më shumë se 2 vite që është hapur.
Problemet me deklarimin e Ceno Klosit janë të mëdha, pasi zv/ministri aktual i Energjetikës rezulton ka dhënë 140 mijë paund me fajde, të cilat i justifikon me kursimet familjare. Po ashtu, rezulton se Klosi ka në llogari bankare mbi 48 mijë paund të tjerë, të siguruara siç argumenton, nga kursimet familjare.
foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri 1234PreviousNext
Listës i shtohen dhe dy llogari bankare prej gati 30 mijë eurosh po nga kursimet familjare, tre apartamente në kryeqytet me vlerë 550 mijë euro, 100 mijë euro të tjera llogari bankare e bashkëshortja, që ashtu si i shoqi, ka arritur t’i kursejë.