Shqipëria është në kohë për të kapur ofertën e Brukselit. Të tillë e cilësoi Ambasadori i BE-së Silvio Gonzato mbështetjen që Komisioni Evropian i dha Shqipërisë për të mbyllur procesin e negociatave deri në 2027-ën, teksa i dorëzoi sot (31 tetor 2024) personalisht kryeminsitrit Rama progres-raportin me vlerësimet dhe rekomandimet e radhës.
Mbështetje që vjen me kushtin e përhershëm, atë të të përmbushjes së reformave.
“Kjo është një ofertë nga ana jonë për gadishmëri e mbështetje por kërkon nga ana tjetër përpjekje të konsiderueshme dhe vullnet të vendosur politik nga Shqipëri e gadishmëri nga vendet anëtare për të rënë dakord për çeljen e kapitujve. Është e rëndësishme të kesh një objektiv sepse jep fokus dhe ofron stimul.
Këto afate ambicioze mund të bëhen realitet nëqoftëse autoritete shqiptare intensifikojnë më tej hapin e reformave të orientuara nga BE, konkretisht të sundimit të ligjit, konsolidimin e bilancit për zbatimin e ligjit,
luftën efektive të korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe nxitjen e të drejtave themelore përfshirë dhe lirinë e medias, të drejta e pronësisë dhe pakicat” tha ambasadori Gonzato.