Duke komentuar takimin e kryeministrit Rama me shqiptarët në Selanik, juristi Kreshnik Spahiu u ndal edhe në kohën kur shqiptarët mbërritën në Greqi. Gjatë sistemit të Berishës, Spahiu thotë se shqiptarët në Greqi u detyruan të ndërrojnë emrat, fenë, kombësinë. Por, sot sipas tij është nëj realitet komplet ndryshe për shqiptarët në Greqi.
“Deri dje janë ndjerë të braktisur, të poshtëruar, janë detyruar të ndërrojnë emrat, fenë, kombësinë, nga myslimanë janë bërë ortodoksë, nga shqiptarë janë bërë grekë. Ato vite nuk kanë qenë larg, para 10 apo 15 vitesh. Sot është një realitet krejt tjetër.”
“Sot është një realitet krejt tjetër edhe për një arsye të thjeshtë. Nëse para 15 vitesh në një debat dhe konflikti mes Greqisë dhe Shqipërisë perëndimi rreshtohej pro Greqisë, sot BE dhe SHBA në çdo mosmarrëveshje kanë qenë avokatë të Shqipërisë. Shqipëria ka fituar debatet diplomatike sepse perëndimi ka anuar në krahun e Shqipërisë”,