Dy lëkundje të forta tërmeti janë ndier pasditen e së dielës në Selanik.
Sipas Institutit Gjeodinamik, tërmeti i parë ishte me magnitudë 5.3 e shkallës Rihter, kishte një epiqendër 12 kilometra në jug të Nea Moudania në Halkidiki dhe një thellësi fokale 5 kilometra.
Ndërsa lëkundja e dytë, kishte një intensitet 4.3 Rihter. Tërmetet janë ndjerë veçanërisht në Selanik, ndërsa deri më tani nuk ka informacione për dëme materiale.
Kujtojmë që gjatë mesditës së sotme në një atmosferë elektrizuese kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me emigrantët Shqiptarë të Selanikut ku kërkoi votën e tyre për zgjedhjet e ardhshme. Rama premtoi se gjatë mandatit të katërt qeverisës do të anëtarësojë Shqipërinë në Bashkimin Europian.