Kryeministri Edi Rama ftoi sot nga Selaniku emigrantët që të vijnë dhe të investojnë në agroturizëm në Shqipëri.
Rama tha se pagat reale në sektorin privat në Shqipëri, që janë plotësisht konkurruese me rajonin, dhe në turizëm janë në një nivel me Greqinë. Rama shtoi se shqiptarët nuk kanë nevojë të kthehen me të gjithë familjen, por nëse investon për të hapur derën e shtëpisë së vjetër dhe për ta kthyer në bujtinë.
“Pagat reale në sektorin privat në Shqipëri, që janë plotësisht konkurruese me rajonin, dhe në turizëm janë në një nivel me Greqinë, ndaj të shqiptarëve këtu që punojnë në këtë sektor, u them ejani në Shqipëri, ku merrni të njëjtën pagë, paguani më pak taksa dhe jeni pranë njerëzve tuaj e në tokën tuaj. Çdo shqiptari të Greqisë dhe Europës që ka një shtëpi të vjetër apo truall në fshat, i them sot pa asnjë dyshim të investojë kursimet në agroturizëm, s’ka nevojë të kthehet me gjithë familjen, por nëse investon për të hapur derën e shtëpisë së vjetër dhe për ta kthyer në bujtinë do të ketë prej saj të ardhura më ta larta nga puna që bën këtu“, tha Rama.