Kryetari i Demokratëve euroatlantikë, Lulzim Basha, deklaroi në një intervistë për gazeta TemA, se Partia Demokratike nuk është klubi Partizani, që të bëhet pronë e familjes Berisha.
Deklarata e bujshme e Bashës është bërë në përgjigje të një pyetje në lidhje me hapat që do të marrë ai për vulën dhe përfaqësimin ligjor të PD-së.
Basha theksoi se demokratët do të luftojnë deri në fund për të marrë në dorë partinë e tyre. Ajo nuk është pronë e askujt dhe nuk mund të jetë pronë e një personi të vetëm. Ne do të bëjmë betejën tonë deri në fund.