Kryeministri Edi Rama ndodhet në Londër, aty ku prej ditës së djeshme, janë mbledhur liderët e Ballkanit Perëndimor, dhe vendeve të BE-së për të diskutuar për integrimin dhe çështje të tjera.
Në një video të shpërndarë nga vetë Rama në Facebook, duket kryeministri shqiptar dhe liderët e tjerë evropianë.
Rama ndodhet në krah të kancelares Angela Merkel, dhe homologut malazez, Dushko Markoviç.
Rama në samitin e Londrës përkrah kancelares Angela Merkel
Një detaj që tërheq vëmendjen në ato pak sekuenca video është veshja e Ramës dhe kancelares gjermane. Rama është veshur sërish me atletet e tij të bardha, ndërsa Merkel me një xhaketë të bardhë duke bërë kështu “xing”. Me të bardha është veshur edhe kryeministrja britanike Theresa May, e cila vjen në samit pas një situate jo fort të qetë në qeverinë britanike. Ditën e djeshme dha dorëheqjen ministri i Jashtëm britanik, Boris Johnson, ndërsa më herët dha dorëheqjen Sekretari për “Brexit”, Davis Davis.
Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme: