Deklaratat e Ramës për Vorio Epirin që provokuan Athinën u diskutuan pasditen e sotme në ‘Studio Live’ me Ibsen Elezin dhe Anri Bala.
Elezi theksoi për Arbër Hitajn se Rama e përdori tashmë retorikën nacionaliste në dallim nga më parë pasi synon kategorinë e votave të diasporës.
‘Zoti Rama e bën për çështje elektorale pasi vota e emigrantëve është pjesë e rëndësishme e procesit. Emigrantë të lidhur me Shqipërinë dhe zhvillimet politike është një përqindje shumë e madhe. Kjo është arsyeja si një strategji për të ndërtuar një rrjet për këtë kategori votash. Është gjë normale në politikë, në fund ajo çka do gjykohet është shumatorja e votave.
Në disa herë, në daljet e tij i mëshon faktit elementit nacionalist. I ka munguar më parë. Open Balkan dhe afrimi me Vuçiç ishte kosto e madhe. Bashkëpunimi me Serbinë duke nxjerrë nga loja Kosovën nuk ishte i pëlqyeshëm.
Zoti Rama ka statistikat dhe mjetet e nevojshme për të matur pikat e forta dhe të dobëta. Nacionalizmi në vendin tonë shumë herë keqkuptohet. Arma e parë e nacionalistit është rritja dhe zhvillimi i vendit të vet. Pastaj ato të bërtiturat unë jam më nacionalist se ty nuk shërbejnë.
Sipas tij, Rama nuk ka ndonjë qasje të ashpër me Greqinë, thjesht i tha një fakt për mos realitetin e Vorio Epirit.
‘Nuk është se zoti Rama ka ndonjë qasje të ashpër me Greqinë. Nuk është se i ka shpallur luftë Greqisë. Që çështja Vorio Epirit është e vdekur është një fakt. Në skenën politike greke është një pjesë e ekstremit që i mëshon kësaj.
’97 ka qenë një moment pothuaj pa shtet dhe nuk është se ndodhi diçka. Edhe grekët e dinë që nuk mund të kenë pretendime territoriale. Dhe zoti Rama e përdor këtë, është mjeshtër i propagandës. E ka çuar në një nivel të lartë për të përpunuar opinionin publik.’
Bala thotë se ky term i Vorio Epirit nuk është aq i vdekur përderisa Athina përdor një personazh si Belerin dhe ka dhe opozitën shqiptare sipas tij që i shkon pas fijes.
‘Vorio Epiri nuk është kaq e vdekur, përderisa përdorin Belerin. Ligjin e luftës nuk e kanë hequr.
Provokimi më i madh që i bëri zoti Rama që Vorio Epiri është i vdekur, reaguan duke thënë se është gjallë por bënë dhe eurodeputet Fredi Belerin, me qasjen e tij kur erdhi në Shqipëri. Provokimet dhe ngacmimet ekzistojnë.’
Elezi mendon se gjetja e personazheve si Beleri për këtë punë tregon dështimin e politikës greke.
‘Kur nuk gjen njerëz serioz por gjen Fredi Beleri. Është dështim i politikës greke. Përfundojnë me një eurodeputet si Fredi Beleri. Nuk mund të kalojë në heshtje që një person i dënuar me blerje vote vazhdon aktivitetin e tij në parlamentin europian.’
Bala: Oksigjeni i Greqisë për pretendimet e saj është opozita. Opozita shqiptare vazhdon e thotë se Fredi Beleri është një i arrestuar politik.