Miliona amerikanë kanë votuar për zgjedhjen e presidentit të 47-të të Shteteve të Bashkuara. Donald Trump kryeson me 232 vota elektorale, kundrejt 212 të Kamala Harris.
Trump është në avantazh pothuajse në të gjitha shtetet ku po numërohen votat. Ish-presidenti kryeson në Pensilvani, Wisconsin, Georgia, Karolinën e Veriut dhe Arizona. Harris, nga ana tjetër, kryeson në Michigan dhe është rikuperuar në Virxhinia.
Sondazhet e para të CNN zbulojnë se 46% e votuesve preferojnë Harris, ndërsa 42% preferojnë Trump. Donald Trump hedh akuza për mashtrim zgjedhor në Pensilvani dhe Miçigan, por pretendimet u hodhën poshtë nga polica.
Harris dhe Trump kanë nevojë për të paktën 270 nga 538 vota elektorale për të fituar. Një person u arrestua pranë Capitol Hill pasi dyshohet se kërcënoi se do të kryente një masakër nëse ish-presidenti Donald Trump fitonte zgjedhjet.
Nëse Harris fiton hyn në histori, si gruaja e parë presidente e gruaja e parë me origjinë aziatike në këtë post. Një fitore e ish-Presidentit Trump do ta bënte atë presidentin e parë të shpallur fajtor për një krim.
Vota elektorale për Kamala Harris sipas Fox News
Main- 4
Massachusetts- 11
Vermont- 3
Rhode Island- 4
Connecticut- 7
New Jersey- 14
New Hampshire-4
Maryland-10
District of Columbia-3
Illinois-19
Delaware- 3
Colorado- 10
New York- 28 vota
California- 54
Oregon-8
Uashington- 12
New Mexico- 5
Virginia- 13
Vota elektorale për Donald Trump sipas Fox News
Florida- 30
South Carolina- 9
Alabama- 9
Missisippi- 6
Tennessee- 11
Kentacky- 8
West Virginia- 4
Indiana- 11
Missouri- 10
Oklahoma- 7
Arkansas- 6
Texas- 40
Kansas- 6
Nebraska- 5
South Dakota- 3
North Dakota- 3
Wyoming- 3
Ohio- 17
Louisiana- 8
Utah- 6
Montana- 4
Iowa- 6
Idaho-4
North Caroline- 16