Këtë të mërkurë u zhvilluan disa ndeshje të xhiros së katërt të Champions League.
Interi triumfoi 1-0 ndaj Arsenalit, në takimin e luajtur në “San Siro”.
Ndeshja nisi me ritëm të lartë, me zikaltërit që “flirtuan” me golin e avantazhit që në minutën e dytë, por vetëm traversa i ndali. Me kalimin e minutave, mysafirët nga Londra filluan të dilnin në lojën e tyre, teksa krijuan disa raste shënimi.
Në minutën e 28-të, të besuarit e Artetës pretenduan penallti, por arbitri nuk mendoi kështu. Interi realizou me Çalhanoglu në fundin e pjesës së parë, me rezultatin që mbeti i pandryshueshëm deri në fund, pavarësisht presionit të Arsenalit.
Në ndeshjet e tjera, Bayerni kaloi pengesën e Benficës falë fitores 1-0. Barcelona nuk hasi vështirësi ndaj Crvena Zvezdës, pasi e mundi 2-5. PSG pësoi disfatë 1-2 në shtëpi ndaj Atletiko Madrid.