Ernest Muçi ndihmoi Besiktas në fitoren 2-1 në ndeshjen e Europa League. Pas ndeshjes ku sulmuesi kuqezi realizoi një gol, Muçi u shpreh i lumtur.
Ai është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Beshiktash po luan në shtëpi përballë Malmo, sfida e vlefshme për raundin e katërt të Ligës së Europës
Ishte pikërisht Muçi ai që shënoi golin për të tijtë, pas një aksioni perfekt të ekipit të Beshiktashit. Nga një kënd jo dhe aq i lehtë, shqiptari lëshoi një goditje potente duke kaluar në avantazh gjigandin turk.
“Jam shumë i lumtur, kishim humbur dy ndeshjet tona të fundit. Tani bëmë një kthim të mirë te fitoret. Falënderoj tifozët, ne bëmë një reagim të mirë. Do të vazhdojmë në këtë rrugë.
Golat që po shënoj? Ne punojmë për gjithçka. Unë jam i lumtur të ndihmoj ekipin tim, dua të vazhdoj kështu”, tha ai.
Forma e Muçit nuk është një lajm i mirë vetëm për Beshiktashin. Sulmuesi shqiptar pritet që të japë kontributin e tij edhe me Kombëtaren në ndeshjet e nëntorit përballë Çekisë dhe Ukrainës.
https://sot.com.al/wp-content/uploads/2024/11/672ba8e3ad898.mp4?_=1