Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar pas fitores së Trump. Ajo tha se ish-kryeministri Berisha nuk ka asnjë të përbashkët me Trump.
Kokalari shkruan se Berisha e provoi tashmë se është i korruptuar, pasi ka vjedhur demokratët dhe mbështetësit e tij. Ajo ironizon duke thënë se kreu i PD nuk ka asnjë të përbashkët me Trump, pasi e mban peng demokracinë.
“Don’t you fucking dare! DONT! Berisha e provoi tashmë që është i korruptuar. Jeni të pacipë se si keni vjedhur demokratët dhe mbështetësit tuaj. Ju s’keni asgjë të përbashkët me Trump apo demokracinë që triumfoi mbrëmë në Amerikë (5-6 Nëntor). Ju demokracinë e mbani peng”, shprehet ajo.
Kokalari akuzon drejtpërdrejt opozitën në Shqipëri, se pavarësisht se sot feston fitoren e Donald Trump, në fakt është ajo vetë që është pengesë e ndryshimit radikal që i nevojitet vendit tonë.
“Do t’i vijë dita dhe Shqipërisë! Opozita që mbahet peng dhe feston Trumpin sot, është pengesa kryesore e ndryshimit radikal dhe mëse të nevojshme në atë vend. Por do t’ju vijë radha dhe juve së shpejti. Mos kini asnjë dyshim për këtë”, shkruan Kokalari.