Ashtu edhe siç është bërë me dije sot në portin e Durrësit ka mbërritur anija ‘Moliva’- që bëri transportin e mbetjeve që dyshohen të dëmshme.
Anija me konteinerët po futet në port dhe do të ankorohet në kalatën e terminalit të konteinerëve. Më pas do të nisë shkarkimi i tyre për tu zhvendosur në drejtim të Porto Romanos ku dhe është përgatitur vendi për sistemimin e tyre.Bëhet fjalë për një territor në menaxhimin e Agjencisë së Menaxhimit të Pronave të Senuestruara dhe Konfiskuara, raporton gazetari i Report Tv.
Prokuroria e Durrësit ka urdhëruar zbarkimin dhe mbajtjen e 102 kontejnerëve të anijes “Moliva” në një vend të sigurt, larg nga zonat e banuara, të ruajtura mirë dhe me kushte sigurie fizike dhe shëndetësore, teksa po kryhen paralelisht hetime dhe analiza.
Anija mbërriti mëngjesin e 28 tetorit 2024, në radën e jashtme të portit detar të Durrësit. “Moliva XA 443 A” transporton kontejnerët që kanë jellë mbrapsht 2100 tonë me mbetje industriale që dyshohet se përmbajnë lëndë të rrezikshme.