Albana Vokshi dhe Plarent Ndreca debatuan ashpër në komisionin hetimor për sterilizimin teksa deputeti socialist e quajti ‘bolsehvike’ kryetaren e komisionit.
Vokshi: Të shohim si do të lëshojë dhe ty si këtë.
Ndreca: Nuk intimidohem unë. Boleshvimzat i kemi parë para 30 vjetëve, vetëm ekspozono veten se jeni bolshevikë.
Vokshi: Ka mundësi të përfundosh
Ndreca: Komision pa respektuar të drejtat elementare të qytetarëve të Shqipërisë. Ti ske të drejtë morale të flasësh për askënd. Boll me këto bolshevizma se e ke bërë baltë. Nuk ke argument dhe përdor intimidime për ti heq të drejtën anëtarëve të Kuvendit se e kemi fituar në 90.
Shko bashkoju kryetarit atje tek padia. Ballë më keni. Me të drejtën time nuk më intimidoni dot. Ti je një bolshevike dhe nuk më intimidon. Ke 6 muaj që përmend dhe intimidon emra.
Vokshi: Ke marrë në qafë njerëz.
Ndreca: I kam të regjistruara dhe do japësh llogari për këto.
Vokshi: Kë kërcënon ti mo?
Ndreca: E the ti.
Vokshi: I ati Edi Ramës ka firmosur për varjen e një poeti, kaq thashë.
Ndreca: Nuk ma hiqni dot të drejtën e fjalës me këto intimidime.
Vokshi: Ti nuk duhet të ishe fare këtu mo, je në akuzë për vjedhje. Po skemi ç’ti bëjmë atij kryeministri,
Ndreca: Po je e zonja hajde shihemi në gjykatë.
Vokshi: Po merr kohën e zotit Beqaj me u justifikuar për akuzat e veta.
Ndreca: Mos u merr me akuzat e mia, jam 20 vjet në profesion. Zonja bolshevike atë aty e kam kolegë para se të jetë avokat. Ti je bolshevike. Zonja bolshevike mos u merr me njërëzit se po bën punën e tij, por ti njeh vetëm Sali Berishën.
Vokshi: Ke dalë jashtë kontrollit.
Ndreca: Zonja bolshevike mos u merr me njerëzit.
Vokshi: Qetësohu Plarent Ndreca! Merre avokatin të të mbroj. Nuk qenke mirë. Të të këshilloj. Po i merr minutat klientit tjetër.
Ndreca: Merru me familjen tënde mos u merr me mua. Kam profesionalizmin tim dhe i dal vetë ballë.
Vokshi: Dole jashtë kontrollit.
Ndreca: Po bllokon komisionin dhe po e kthen në pikën zero. Nuk lëvizim këtu pa marrë vendimin.