Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici ka kërkuar që pjesën e mbetur nga dënimi ta vuajë në shtëpi për shkak të problemeve shëndetësore. GJKKO ka vendosur një ditë më parë që ekspertë mjekoligjorë të verifikojnë gjendjen shëndetësore të ish-kryebashkiakut Gjicit.
Sipas avokatit, Gjici vuan nga probleme të sistemit kardiovaskular, zmadhim të aortës dhe diabet të formës së rënduar. Sipas avokatit Jançe, këto problematika Gjici i ka vuajtur edhe më herët, por gjendja e rënduar psikologjike në burg ka rënduar edhe gjendjen e tij shëndetësore.
Seanca e radhës ku ekspertët mjekoligjorë do të paraqiten në gjykatë për të marrë udhëzimet është data 14 nëntor 11:45.
sh-kryebashkiaku i Kukësit është dënuar me formë të prerë me 3 vite burgim, për “korrupsion pasiv”, pas skandalit seksual në zyrën e tij, i publikuar më shumë se një vit më parë. Safet Gjici u arrestua më 24 qershor të vitit 2023, pas video-skandalit të regjistruar në zyrën e tij ku ai kryen marrëdhënie intime me një grua (Alma K).