Sali Berisha u ankua një natë më parë nga Ballkoni se televizionet po e censurojnë. Si asnjëherë më parë, ai ka sulmuar në grup TVSH, TOP Channel, Vizion + dhe KLAN-in e Aleksandër Frangajt.
Se çfarë e ka shtyrë për një sulm të tillë të paprecedent, nuk është ende e qartë.
Ndonëse se ai nuk njihet për marrëdhënie miqësore ndaj shtypit dhe medias së lirë, realiteti dhe e vërteta është krejt ndryshe nga ajo që u përpoq Berisha të prezantonte.
Ai jo vetëm që nuk është i censuruar nga media, por shqiptarëve u ka ngelur pa u dalë vetëm po të hapin frigoriferin, sepse televizionet, pa kurrfarë profesionalizmi, transmetojnë pa pushim dhe pa asnjë filter të gjithë vjelljet e Berishës nga kati i 8-të.
Mjafton të shohësh raportin e Autoritetit të Mediave Audiovizive (prill 2024) lidhur me prezencën mediatike që zënë të gjithë grupimet politike, ku ajo që vihet re është hapësira e madhe që zë Berisha (42.9%), çka është më shumë se sa së bashku prezenca e pushtetit (PS, 18.41%) dhe PD së Bashës (17.51%).
Berisha po u del shqiptarëve edhe kur hapin frigoriferin, jo më kur
Përveç kësaj, mjafton të shohësh emisionet në prime-time të ditëve të fundit për të kuptuar hapësirën e madhe që ka Berisha në media.
Ndaj Berisha duhet të ndajë mendjen, nëse mediat janë të Ramës, i bie që Edi Rama do që Berisha të jetë në ekran dhe ta ketë përballë, ndërsa nëse nuk beson këtë tezë, nuk duhet të lëshojë mufka të pavërteta nga Penxhereja.