Lulzim Basha nuk ka hequr dorë nga avazi i vjetër duke u rikthyer sërish idesë për bojkot zgjedhjesh. Opozita e kërkon këtë gjë duke u mbështetur në 3 çështje kryesore që i ka ngritur prej kohësh:
2-trafikun e drogës
3-pastrimi i parave
Nga kampi blu bëjnë me dije se qendrimi i tyre për të bojkotuar zgjedhjet vjen për shkak të moszbatimit të Reformës Zgjedhore si dhe moszbatimit të kërkesës së opozitës nga ana e mazhorancës për të vendosur një qeveri antimafia. Mosplotësimi i këtyre kërkesave të maxhorancës për opozitën ka bërë që këta të fundit të shqyrtojnë idenë e bojkotit të zgjedhjeve.
Nga ana tjetër demokratët i frikësohen idesë , se kryeministri Edi Rama mund të blejë zgjedhjet lokale me paratë e aktiviteteve kriminale, pasi ka burime të mjaftueshme financiare. Pikërisht këto aludime në radhët e kampit blu kanë ndikuar edhe në faktin për të rivënë në zbatim bojkotin zgjedhor, si një notë proteste kundër kryeministrit Edi Rama.
Qeveri antimafia
Partia Demokratike, ashtu siç e ka deklaruar edhe më parë, vijon të këmbëngulë për krijimin e një qeverie antimafia dhe largimin e kryeministrit Edi Rama nga qeveria. Kjo për faktin se fronti opozitar, me në krye Partinë Demokratike, do të rikërkojë që drejtimin e vendit ta marrë një qeveri antimafia në mënyrë që të hyjë në zgjedhje.
Sipas informacioneve, pas çështjes Tahiri, dhe asaj të Agron Xhafajt, vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, opozita ka zgjedhur si kauz radhe kundër qeverisë atë të largimit të menjëhershëm të kryeministrit Edi Rama nga drejtimi i vendit. Ndonëse kanë ngelur dhe pak ditë nga mbyllja e sesionit parlamentar, Partia Demokratike duket se e ka përcaktuar kauzën e radhës për sesionin e ardhshëm të punimeve në Kuvend.
Sipas ”SOT”, kryedemokrati Lulzim Basha, pak ditë më parë gjë një deklarate për mediat, u shpreh se Rama dështoi në luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe se duhet të reflektohet thellë për të ndryshuar politikën dhe qeverisjen. “Rama dështoi në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Në javët e muajt e ardhshëm ne do të na duhet të reflektojmë thellë për të ndryshuar thellësisht politikën dhe qeverisjen, për t’ju rikthyer në mënyrë të sigurtë perspektivës europiane.
Mos hapja e negociatave është refuzim personal ndaj Edi Ramës dhe klikës së inkriminuar që sundojnë mbi shqiptarët. Është refuzim i Saimir Tahirit, Fatmir Xhafajt, Taulant Ballës, Damian Gjiknurit, Arben Ahmetajt, Vangjush Dakos, Qazim Sejdinit, Elvis Rroshit, dhe kupolës politike të PS, pothuajse e gjitha e lidhur me krimin dhe me drogën”, u shpreh kreu demokrat Lulzim Basha pak ditë më parë.