Kryeprokurorja Arta Marku raporton sot te Komisioni Parlamentar i Ligjeve. Pas 7 muajsh në detyrë si Kryeprokurore e Përkohshme Marku do jetë për herë të parë sot përpara deputetëve.
Agjenda e Komisionit të Ligjeve:
E mërkurë, 11 korrik 2018
Ora:11:00
Ne rend të dites:
1. Shqyrtimi në parim i projektligjit “Kodi Ajror i Republikës së Shqipërisë”.
2. Raportim i Ministres së Drejtësisë mbi mënyrën e zbatimit nga organi i Prokurorisë të rekomandimeve prioritare të dhëna nga Këshilli i Ministrave në luftën kundër kriminalitetit gjatë vitit 2017.
3. Raporti Vjetor i Prokurorisë së Përgjithshme për veprimtarinë e ushtruar gjatë vitit 2017.