Disa ditë më parë portalet online, shkruanin se moderatori Ledion Liço do të largohej nga Top Channel.
Në rrjet qarkulloi një mesazh në të cilin pretendohej se Ledioni ia ka dërguar stafit të The Voice duke u thënë se do të ndërpresin punën, për shkak të pamundësisë ekonomike dhe problemeve me pagat.
Ndërkohë ditën e djeshme moderatori e mohoi të ketë dërguar një sms të tillë duke e cilësuar një sajesë.
Mirëpo pas këtij reagimi Ledioni ka marrë vendimin për të mbyllur llogarinë e tij në Instagram. Ende nuk dihen arsyet e këtij vendimi të marrë nga moderatori i Top Channel.
Por një gjë është e sigurtë se ai ndodhet në Francë dhe është duke shijuar pushimet me partneren e tij Sarën.