Republikanët zotërojnë tashmë presidencën dhe kontrollin e plotë të kongresit amerikan, teksa kanë fituar senatin dhe kontrollin në dhomën e përfaqësuesve së fundmi, çfarë do të thotë se kanë të gjitha levat e pushtetit.
Gjatë fushatës, Donald Trump premtoi se do ta çonte vendin në një tjetër drejtim, krejtësisht ndryshe dhe tashmë ai është gati të zbatojë idetë e tij me mbështetjen e lidershipit politik në Kongres.
Dihej tashmë se republikanët do të kontrollojnë Dhomën e Lartë, Senatin, ku demokratët kishin mbajtur më parë një shumicë të vogël nën presidentin në largim Joe Biden.
Duke fituar gjithashtu Dhomën e Përfaqësuesve, Trump do të ketë autoritet të gjerë për të çuar përpara agjendën e tij politike – duke përfshirë zbatimin e vijës së ashpër të emigracionit dhe uljen e taksave pa kundërshtime të mëdha nga demokratët.