Gjyqtari danez Morten Krogh e ka mbyllur pas një ore ndërprerje ndeshjen mes Rumanisë dhe Kosovës, pasi lojtarët dardanë nuk dolën në fushë për shkak të sigurisë së ulët në “Arena Nationala” dhe racizmit të tifozëve vendas.
Pas më shumë se një ore pritjeje, Franco Foda refuzoi ta nxirrte ekipin në fushë edhe pas vendimit të lojtarëve, pasi nuk pati siguri nga huliganët rumunë, që hodhën sende të forta, u futën në fushë dhe bënë thirrje: “Serbia, Serbia”.
Ka qenë minuta e 95-të kur kapiteni Amir Rrahmani ka tërhequr ekipin në dhomat e zhveshjes, pas thirrjeve raciste të përsëritura në stadium nga tifozëria ultrase rumune.
Po kështu gjatë ndeshjes është fërshëllyer edhe himni i Kosovës.
Ky nuk është incidenti i parë mes dy skuadrave, pasi edhe më parë në takimet mes tyre ka pasur ndërprerje të takimit për shkak të incidenteve nga tifozëria rumune, gjatë eleminatoreve për Evropianin e kaluar.
Lojtarët dhe stafi janë larguar nga stadiumi afër orës 01:00
Lojtarët e Kombëtares së Kosovës, stafi i FFK-së, por edhe tifzët dhe gazetarër janë larguar nga stadiumi në ora 01:00 dhe kanë marr rrugën drejt Prishtinës.
Kaq nga ne për ndeshjen mes Rumanisë dhe Kosovës, e cila deri në kohën shtesë ishte 0-0, por nuk përfundoi.
Para 4 ore e 55 min
Tollovi pas konferencës – një zyrtar rumun provokon Edon Zhegrovën
Pas konferencës për media, ku ishin të pranishëm, përzgjedhësi Franco Foda dhe Amir Rrahmani, lojtarët të tjerë prisnin në korridor.
Një zyrtar rumun i cili kishte leje hyrje në të gjithë stadiumit ka provokuar Edon Zhegrovën.
Ai vazhdoi sjellje jo të mirë edhe gjatë daljes nga dhoma e konferencës.
Para 4 ore e 56 min
“Ndaluni të gjithë, Kosova është Kosovë ose Kosova është Shqipëri” – Amir Rrahmani në konferencë për media
Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, i ka bërë thirrje UEFA-s që të marrë masa dhe t’i mbrojë futbollistët kur përballen me sjellje raciste.
Pas ndërprerjes së ndeshjes në Bukuresht, Rrahmani ka thënë se në tri raste ka bërë përpjekje që ta bindë gjyqtarin për thirrjet anti-Kosovë në stadium.
“Ka pasur thirrje të vazhdueshme ‘Serbia, Kosova’. Kjo ndodhi për 90 minuta. Në minutat shtesë, nisën thirrjet me fjalë të tjera që s’dua t’i përsëris sepse është turp. I thash për herë të parë gjyqtarit që t’i dëgjojë. Ai s’bëri asgjë”.
Ora 5
Foda: Në fund të ndeshjes humbi respekti, situata nuk ndryshoi
Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka folur në konferencë për media duke thënë se në fund të ndeshjes humbi repsekti.
Lojtarët e Kosovës lëshuan fushë në kohën shtesë, kur rezultati ishte 0-0, ndërsa filluan thirrjet nga tribunat “Serbi, Serbi”.
“Në konferencën e ndjeshme kërkuam që çdokush të shfaq respekt brenda dhe jashtë fushës. Para ndeshjes u kam thënë futbollistëve që të tregojnë se si Kosova mund të luaj futboll dhe këtë e kemi treguar në mënyrë të shkëlqyer”.
Para 6 ore e 8 min
Nuk vazhdon zyrtarisht ndeshja Rumani – Kosovë: Dardanët refuzuan të dalin në fushë
Tashmë edhe zyrtarisht ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës nuk do të luhet pasi lojtarët dardanë kanë refuzuar që të dalin në fushë.
Po luhej minuta e 90-të e takimit kur kapiteni Amir Rrahmani udhëzoi ekipin që të dal nga fusha për shkak të thirrjeve anti – Kosovë nga tifozët rumunë.
“Serbia, Serbia…” dhe gjuajtjet me gjësende, ishin fjalët të cilat po i këndonin në kor tifozët vendas e të cilat detyruan lojtarët që ta braktisin menjëherë fushën.
Cili do të jetë fati i ndeshjes nëse takimi ndërpritet përfundimisht – shpjegojnë rregullat e UEFA-s
Duke marrë parasysh se është përsëritur sërish situata e disa kohë më parë, pasi për tifozët rumunë kjo nuk është hera e parë që ofendojnë lojtarët tanë në këtë mënyrë, ata vendosën kësaj radhe ta lënë fushën.
Por, çfarë thonë rregullat e UEFA-s kur kemi të bëjmë me raste të tilla?
Neni 29 i UEFA-s – refuzimi për të luajtur dhe raste të ngjashme i shpjegon të gjitha.
Nëse një klub refuzon të luajë ose është përgjegjës për një ndeshje (përfshirë çdo gjuajtje penallti) që nuk zhvillohet ose nuk luhet plotësisht, Organi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës së UEFA-s e shpall ndeshjen të humbur nga klubi/kombëtarja në fjalë.
Për më tepër, nëse rrethanat e rastit e justifikojnë këtë, Organi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës së UEFA-s mund të vendosë çdo masë disiplinore të mëtejshme që konsiderohet e përshtatshme për klubin/kombëtaren në fjalë, duke përfshirë përjashtimin nga gara.
Neni 29.02
Organi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s mund të vërtetojë rezultatin ashtu siç ishte në momentin kur ndeshja u pezullua nëse rezultati i ndeshjes ishte në dëm të klubit/kombëtares përgjegjës/e për pezullimin e ndeshjes.
Neni 29.05
Pas marrjes së një kërkese të arsyetuar dhe të mirë-dokumentuar nga klubi/kombëtarja e dëmtuar, administrata e UEFA-s mund të caktojë një shumë të kompensimit për humbjen financiare./Telegrafi/