Muli pati sot në një takim informues mbi zhvillimet në Shtëpinë e Bardhë, zotin Fatmir Mediu, ambasador i Partisë Republikane të SHBA në Shqipëri, dhe zotin Belind Këlliçi, të dërguarin e Donald Trumpit në Tiranë.
Takimi kaloi në një atmosferë të gëzuar dhe miqësore.
Në fjalën e tij, zoti Mediu informoi Mulin se personi që është emëruar sekretar Shteti, Marco Rubio, e kishte shok dhe kishin pirë disa herë birra në lokalin e “Jimit” në Teksas, ku ai shkon shpesh.
Mediu e informoi se e kishte njohur në vite zotin Marco dhe e kishte ndihmuar drejt karrierës së tij dhe ishte i lumtur që ai kishte arritur atje.
Pastaj, zoti Këlliçi ndërhyri duke i shpjeguar Mulit emërimet e reja që ishin bërë në Shtëpinë e Bardhë, si Prokurori i Përgjithshëm, Ministri i Mbrojtjes, Këshilltari i Sigurimit Kombëtar, si dhe faktin që zoti Grenell do të vazhdonte të mbetej mik i ngushtë i presidentit Trump, por nuk do të merrte post, pas asaj që të fitonte PD në Shqipëri.
Ai i ka thënë presidentit Trump se “unë nuk mund të bëhem ministër në SHBA, kur Sali Berisha vuan në Shqipëri dhe vëllezërit e mi atje janë ende në luftë me drejtësinë, siç ishe ti deri më 4 nëntor”.
Presidenti Trump, i ka kthyer përgjigje, duke i premtuar se pas javës së fundit të janarit do të hyjë në detyrë dhe të shpallë Berishën të pafajshëm, dhe pastaj të vazhdojnë axhendën e tyre me luftën në Gaza, luftën në Ukrainë, marrëveshjen Kosovë-Serbi etj.
Në fund, zoti Mediu i tregoi Mulit disa foto me këta persona gjatë viteve, duke i shpjeguar se ai i kishte rritur me duar dhe shpresonte shumë që, pas kësaj, përveç Doktrinës, të mbyllej edhe çështja e Gërdecit, e cila, siç shtoi ai, është një vepër penale e kryer në kohën kur në pushtet në SHBA ishin republikanët dhe duhet të amnistohet.