Agjencia e Mbikëqyrjes policore arrestoi Alfred Kondin, shef i sektorit të krimit të organizuar në Gjirokastër dhe ka shpallur në inspektorin Feim Onjea, të cilët ishin të përfshirë në trafik emigrantësh dhe mallra kontrabandë.
I arrestuar është edhe doganieri Bledar Mustafaraj si dhe dy persona të tjerë Ilir Muho dhe Kleodor Kazo, ndërsa një inspektor policie është në kërkim. Efektivët akuzohen për shpërdorim detyre, ndërsa doganieri dhe dy qytetarët për falsifikim dokumentesh dhe kontrabandë.
Nga hetimet disa mujore me metoda speciale u dokumentua me prova ligjore përfshirja e tyre në veprën penale të trafikimit të emigrantëve të paligjshëm, favorizimin e shtetasve të ndryshëm në kontrabandimin e mallrave dhe organizimin e lojërave të fatit në formën e basteve sportive, me qëllim përfitimin në mënyrë të paligjshme të vlerave monetare.