Monika Kryemadhi u shpreh për gazetarët pas daljes nga seanca e Apelit të GJKKO-së se nuk i ka kërkuar takim Ilir Metës.
Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin e shkallës së parë për të dy, teksa Kryemadhi tha se mediat e nxjerrin lajmin se ka kërkuar takim për klikime.
“Unë nuk i kam kërkuar takim Ilir Meta. Marrëdhënia bashkëshortore ka mbaruar. Të njëjtin lajm e hedhin disa herë për klikime.
Në marrëdhënie me fëmijët, janë të rritur tashmë, nuk ka arsye të bëjnë ndarje mes nënës dhe babait.
Nuk janë ndryshe nga fëmijët e tjerë. Do e kalojnë, do e përballojnë.
Do bëj disa kallëzime shumë të bukura për të gjithë”, tha ajo.