Numri dy i Partisë Socialiste ka folur dje nga ambientet e Krimeve të Rënda ku deklaroi se kreu i PD nuk është paraqitur për të dëshmuar për çështjen e 3.4 milionë eurove. Taulant Balla tha se Lulzim Basha ka udhëtuar drejt SHBA-ve, duke iu shmangur kështu dëshmisë.
“Jemi në Gjykatën e Krimeve të Rënda ku është faza e parë e apelimit gjyqësor nga ana ime kundrejt kësaj shpifje. Kam bërë edhe një kallëzim në prokurori.
Do depozitoj të tjera elemente shtesë që e implikojnë Bashën se kishte dijeni për sasinë e eurove dhe se kam dyshime se ai i njeh porositësit e shpallur në kërkim.” është shprehur Balla.
Sot, kreu i grupit parlamentar të PS, duke qëndruar koherent me deklarat e bëra një ditë më parë ka depozituar në Prokurorinë e Tiranës parashtrime dhe fakte të reja, në plotësim të Kallzimit Penal datë 27.06.2018, ndaj personit të kallëzuar Lulzim Basha për disa vepra penale.
“Nuk kam asnjë dyshim që afera e transportit të eurove të sekuestruara do të zbardhet plotësisht me kapjen e autorëve në kërkim (me të cilët lidhja e PD është organike, ndërsa e Lulzim Bashës me ta është sa afër në provën fotografike, aq edhe thellë në njohje të vjetra politike dhe personale).”-shkruan Balla në një postim në rrjetin social facebook.
POSTIMI I PLOTË
“Në vijim të transparencës dhe ndershmërisë përballë opinionit publik, sapo kemi depozituar në Prokurorinë e Tiranës parashtrime dhe fakte të reja, në plotësim të Kallzimit Penal datë 27.06.2018, ndaj personit të kallëzuar Lulzim Basha për disa vepra penale.
Jemi të bindur se këto hapa ligjorë do të zbardhin shpifjet dhe ofendimet e turpshme të esadistit Lulzim Basha, ndaj meje dhe ndaj gjithë grupit tim parlamentar. Në fund të këtij procesi drejtësie ky gojë përdalë do të marrë një dënim shembullor.
Nuk kam asnjë dyshim që afera e transportit të eurove të sekuestruara do të zbardhet plotësisht me kapjen e autorëve në kërkim (me të cilët lidhja e PD është organike, ndërsa e Lulzim Bashës me ta është sa afër në provën fotografike, aq edhe thellë në njohje të vjetra politike dhe personale).
Jemi të vendosur që me Lulzim Bashën dhe esadistët e tij të ndjekim gjithnjë e më shume rrugën gjyqësore të përballjes me shpifjet e ndyra e me gënjeshtrat ofenduese të tyre. Ata tanimë duhet t’i mesojmë të sjellin prova para publikut, të turpërohen sic e meritojnë në sallat e gjyqeve dhe të procedohen penalisht kur shkelin ligjin.”
Taulant Balla, Kryetari i grupit parlamentar të PS
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla ka ngritur dy padi për kryetarin e PD-së Lulzim Bashën.
Pas akuzës për “nxjerrje të sekretit hetimor”, Balla ka ngritur edhe një padi për veprën penale të shpifjes tek Krimet e Rënda dhe një kallzim penal tek Prokuroria e Tiranës.
Ky kallëzim vjen pas deklaratave të Bashës në Kuvend më 21 qershor ku u shpreh se është zbuluar një ‘Toyota Yaris’ me 1.5 milionë euro brenda, duke akuzuar Taulant Ballën.
LEXO.AL