Kandidati për kryeprokuror të SHBA-së, Matt Gaetz, dha dorëheqjen ende pa marrë postin për shkak të presionit që disa senatorë republikanë i bënë Trump-it për të shkuarën e tij të dyshimtë lidhur me disa çështje etike në raport me femrat.
Pasi mori vesh lajmin, Muli hapi Facebook-un e Belos dhe Mediut, si dy të dërguar të Trump-it në Tiranë, dhe pa disa postime të tyre me të. Në fillim thirri Belon.
-Fshiji ato fotot se do të na hapësh punë, i tha Muli.
Kusuret e tij do t’i marrësh ti.
-S’ka problem, tha Belo.
Është luftë mes Sorosit dhe atij. Do ta fitojë dikur.
-Fshije, se nuk duhet të dekurajojmë demokratët, tha Muli.
Kemi thënë që Trump-i ka vendosur kryeprokuror dikë që donin ta dënonin dje dhe duan të marrin hak.
-E drejtë, tha Belo.
Por duhet t’i fshijë dhe Mediu, se ai fillon e tregon kur kanë qenë tek Nazari.
Aq u duhet armiqve të Matt Gaetz.
-Çfarë është Nazari, tha Muli?
-Një shok i Fatmirit që ka klube nate, natyrisht me femra që kërcejnë.
Aq duan në SHBA të shikojnë një mik me të, dhe i ngelin akuzat.
-Atëherë urdhëroje ta fshijë direkt, se mos ketë ende fotot në telefon.
Prit kur t’ia kapë Altin Dumani si agjent i Sorosit që është.