Të paktën tre tërmete janë ndjerë ditën e djeshme në disa zona të Shqipërisë.
Konkretisht, lëkundje tërmeti janë ndjerë rreth orës 03:07 në perëndim të vendin.
Tërmeti, sipas Qendra Sizmologjike Europiane e Mesdheut (EMSC), është regjistruar me magnitudë 3.2 i shkallës Rihter, me epiqendër në Detin Adriatik.
Po ashtu bëhet me dije se thellësia e tij ishte rreth 15 kilometër.
Ndërkohë një tjetër tërmet është regjistruar pasditen e djeshme rreth orës 17:29 në afërsi të Shkodrës, 14 kilometra në verilindje të qytetit.
Raportohet se lëkundjet ishin me forcë 3.1 ballë teksa thellësia ka qenë 15 kilometra.
Gjithashtu një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pasditen në orën 18:17. Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare bën me dije se tërmeti u regjistrua në orën 18:17 në një distancë 12 kilometra nga Çorovoda.