Agron Gjekmarkaj:
“Fitorja e Tramp arrin dhe në Shqipëri! Lirohet lideri i opozitës Prof. Dr. Sali Berisha!
Era e ndryshimit po vjen në vendin tonë!”, shkruan Gjekmarkaj.
Jozefina Topalli:
“Sot, pas 350 ditësh padrejtësie, gjykata liroi kryetarin e opozitës, Sali Berisha.
Për 350 ditë, nga dritarja e qelisë, ai nuk rreshti së foluri dhe së frymëzuari njerëzit për të rezistuar ndaj një qeverie të zhytur në korrupsion dhe skandale.
Arrestimi i tij ishte politik, një akt në shkelje të Kushtetutës dhe të çdo standardi të drejtësisë. Pa asnjë provë, ai u mbajt peng nga një pushtet që ka frikë nga zëri i qytetarëve dhe opozita e vërtetë.
Tritan Shehu:
Ligjvënësi demokrat thekson se “era” e ndryshimit po fryn prej përtej Oqeanit drejt Evropës.
Tritan Shehu shprehet se pranvera po vjen, duke shtuar se “na ngelet të çmontojnë së bashku regjimin”.
“E verteta mund te vonoje, por del!
Luçiano Boçi:
“Lajmi për rrëzimin e masës së arrestit ndaj Kryetarit të PD është fantastik!
Zoti dhe e drejta e tij dhe e jona po triumfon.
PD tani kalon në një stad të ri!
Me Sali Berishën në liri është e pamundur të ndalet entuziasmi dhe bindja në fitore.
Ndryshimi filloi të vijë…!” shkruan ai.
Dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi:
Teksa e cilëson Berishën një shkollë burrërie, Malltezi thotë që asnjë përballje me të keqen nuk mund ta rrëzojë të vërtetën.
”34 vjet që e sulmojnë nga shpifjet e sigurimit kur shkruajti i pari disa të vërteta të hidhura ndaj rregjimit kur ishte ende ne fuqi komunizmi, deri tek goditjet dhe granata e hedhur në Shkallnur.
Burim frymëzimi dhe shkollë burrërie, qëndrese dhe përballje me të keqen pavarësisht çmimit. Me Zotin përpara dhe të vërtetën me vete nuk ta ndien për çdo përballje”, shkruan ai.
Flamur Noka:
“Edhe vetë Zoti e ka zbukuruar këtë ditë. Kjo ditë ka një domethënie, liria gjithmonë ka një çmim. Berisha e ka paguar me pa të drejtë çmimin e lirisë, më shumë se çdokush tjetër në këtë vend. Demokratët kaluan në një kalvar të pashoq gjatë këtyre viteve.
Drejtësia në duart e Soros bëri gjithçka që ta eliminonte PD. Sot lideri i PD është i lirë falë qëndresës së demokratëve, falë të vërtetës, falë luftës së tyre.
E vërteta gjithmonë vonon por kurrë nuk harron. Presioni i opozitës dhe qytetarëve të këtij vendi e detyroi më në fund edhe narkodrejtësinë që t’i japë fund një sage vuajtjeje dhe izolimi për liderin e PD.
Gazi Bardhi:
Revokimi nga GJKKO i masave kufizuese joproporcionale ndaj Sali Berishës është vendimi i duhur ligjor dhe nën frymën, standardin dhe logjikën e vendimit të disa ditëve më parë të Gjykatës Kushtetuese.
Çdo ditë vonese do të ishte një sulm politik i drejtësisë ndaj kundërshtarëve të regjimit të Edi Ramës, me qëllim pengimin e aktivitetit politik të tyre në funksionalitet të plotë të betejës së opozitës.
Afërsisht 1 vit pengesë antikushtetuese e aktivitetit politik të Liderit të opozitës është mjaftueshmërisht e rëndë për të toleruar të bëheshin më shumë! Kjo është një fitore politike e Sali Berishës që luftoi, luftoi, luftoi dhe e fitojë!”
Tritan Shehu:
“E verteta mund te vonoje, por del!
Kam qene i bindur per kete qe prej minutes se pare te zhvillimit te ketij komploti ndaj Berishes e demokracise sone!
Tashti na ngel ta cmontojme totalisht komplotin se bashku me regjimin.
Me Berishen te lire, kudo ku jane shqiptaret!
Me shqiptaret ne perballje me regjimin.
“Era” e ndryshimit po fryn qartesisht prej pertej Oqeanit drejt Europes..
Pranvera po vjen, jo thjesht ne kuptimin stinor”.
Klevis Balliu:
“Sot u lirua ndryshimi, shpresa për një Shqipëri si gjithë Europa.
Ditë e zezë për narkoshtetin.
Ditë e bardhë për Shqipërinë”. /Ekskluzive.al