Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka reaguar në lidhje me procedimin penal që ka bërë policia për 17 deputetë, të cilët ishin pjesë e protestës së dhunshme mbrëmjen e djeshme, ku u përplasën me policinë.
Korreshin duket se e ka mërzitur ky procedim, pasi ka shpërthyer ndaj efektivëve me një gjuhë ofenduese dhe fyerje personale.
“I thoni policeve te lajnë sqetullat se na helmuan e ja kalonte dhe erës se gazit lotsjellës. Aman se është dhe viti i ri na late pa përshesh”, shkruan ai ndër të tjera.
“Qyqa Policia e Tirones na paska proçeduar penalishte 17 deputete! Edhe pse na derrmuat nga brinjet e na gjuajtet me shkelma e na dogjet nga syte nuk ankohem se jemi mesuar, AMAAAAAA nje kerkes e kam e kam per Ministrin dhe Drejtorin e Policise
I thoni Policeve te LAJNE SQETULLAT se na helmuan e ja kalonte dhe erës se gazit lotsjelles. Aman se eshte dhe viti i ri na late pa pershesh”, shkruan Korreshi në postimin e tij.