Lirimi i ish-kryeministrit Sali Berisha këtë të mërkurë ka gëzuar demokratët. Pasi GJKKO vendosi heqjen e masës së sigurisë “arrest shtëpie” ndaj tij, lideri i demokratëve shkoi në selinë blu ku dhe u prit me lavde nga qytetarë të shumtë.
Demokratët besnikë e pritën kreun e Partisë Demokratike me flamuj nëpër duar, lule dhe përqafime. Madje, disa zonja u shprehën për mikrofonin e Euronews se me lirimin e Berishës për Shqipërinë ka shpresë, pasi sipas tyre ai është një njeri i fjalës dhe i besës.
“Qyqa po ky është grande mi, ky është afër Zotit mi goc, është fantastico”, tha njëra prej grave të pranishme.
“E kemi cilësuar të epërm. Që do të thotë mbi Zotin. Me Sali Berishën do të eci Shqipëria në mënyrë të përkryer sepse ai është njeri i fjalës Ai është njeri i besës.
Kështu që Shqipëria do të bëhet me Sali Berishën. Të shpresojnë të tërë shqiptarët. Ja unë kam besim të plotë prandaj i kam qëndruar një vit të tërë poshtë ballkonit”, u shpreh një tjetër demokrate e cila kishte dalë të priste Sali Berishën në ambientet e selisë blu.