Një robot ‘femër’ jashtëzakonisht e ngjashme me njeriun do të bëhet folëse lajmesh në televizionin japonez.
Humanoidi, e cila ka një nga sistemet artificiale të të folurit më të përparuara në botë, do të marrë pozicionin e saj të ri të punës në prill.
Sipas krijuesit të saj Hiroshi Ishiguro, roboti është i dashur dhe së shpejti mund të ketë një “ndërgjegje të pavarur”.
Ajo duket aq reale sa që mund të “ketë një shpirt”.
Shumë pak detaje janë zbuluar për punën e re të Erica, megjithatë Dr Ishiguro tha se ajo do të përdorë inteligjencën artificiale për të lexuar lajmet e përgatitura nga njerëzit.
“Ne do të zëvendësojmë një nga gazetarët me një android”, tha Dr Ishiguro, i cili është drejtor i Laboratorit të Inteligjencës Robotike në Universitetin e Osakas.
Dr Ishiguro tha se ai është përpjekur të transmetojë krijimin e tij që në vitin 2014.