Kryeprokurorja Arta Marku prezantoi sot në Komisionin e Ligjeve raportin vjetor të 2017-së për institucionin që drejton, ndërsa nuk i kurseu fjalët kur vjen puna për t’ju dëgjuar zëri.
Ndërsa ata u dëgjuan teksa bënin muhabet, zonja Marku ngriti disi zërin dhe kërkoi të mbahej qetësi.
Kërkesës së saj iu përgjigj kryetari Ulsi Manja i cile e këshilloi ta përmblidhte diskutimin. Në këtë rast, zonjës Marku i takoi të vendoste sërish pikat mbi “i”.
Arta Marku: Mbani pak qetësi ju lutem
Ulsi Manja: Po dhe ju raportin disi më të Më përmledhur…
Arta Marku: E shoh që jeni lodhur por prokuroria ka punë
Me të thënë këtë ajo vijoi me raportimin, ndërsa zoti Manja ndërhyri disa herë për të vënë qetësi.