Momenti i rrallë kur një ajsberg gjigant me një gjatësi prej 6 km shkëputet nga një akullnajë në Grenlandë, u kap në kamera nga një ekip shkencëtarësh. Pjesë të mëdha të akullit përfunduan në det. Denise Holland, nga Universiteti i Nju Jorkut, filmoi gërmadhën Helheim të fragmentuar më 22 qershor, ndërsa hulumtonte shkaqet e rritjes së nivelit të deteve në mbarë botën.Rritja globale e nivelit të detit është e pamohueshme. Duke kapur se si ajo shpaloset, ne mund të themi se domethënia e saj të lë pa frymë.
Udhëheqësi i ekipit hulumtues David Holland
Ekipi ka matur një zonë katër milje në mes të Manhattan, NYC, për të ilustruar madhësinë monumentale të ajsbergut.
Rritja e temperaturave globale vazhdon të shkrijë akullnajat. Një vlerësim i vitit 2017 sugjeroi që një shkrirje e të gjithë akullit të Antarktidës Perëndimore, do të rrisë me 3 metra nivelin e detit, mjaftueshëm sa për të prekur zonat bregdetare anembanë globit, përfshirë New York City.
Ekipi thotë se po vazhdojnë të studiojnë shkaqet e rritjes së nivelit të detit në një përpjekje për të ndihmuar në parashikimin dhe planifikimin e ndryshimeve klimatike.
( Momenti ku ajsbergu gjigand shkëputet nga akullnaja )