Pas zhgënjimit të humbjes së “Topit të Artë”, superylli i Real Madridit, Vinicius Jr., është kurorëzuar si Lojtari Më i Mirë i FIFA-s për meshkuj për vitin 2024 në galën e çmimeve të mbajtur në Doha, Katar.
24-vjeçari shijoi një sezon mahnitës në 2023/24, duke ndihmuar Real Madridin të fitojë La Ligën, Superkupën e Spanjës dhe UEFA Champions League. Pas kësaj, ai shtoi edhe Superkupën e UEFA-s në numrin e tij në fillim të sezonit aktual.
Natyrisht, ai shihej si favorit për të fituar Topin e Artë, por ky çmim u mor nga Rodri i Manchester Cityt.
Ylli 24-vjeçar mpo osnte mposhti konkurrencën e Dani Carvajal, Jude Bellingham, Kylian Mbappe dhe Federico Valverde, së bashku me Toni Kroos, Lionel Messi, Rodri dhe Erling Haaland për çmimin prestigjioz.
Sa i takon trofeve individualë të tjerë, Alejandro Garnacho i Manchester United ka fituar çmimin ‘Puskas’, që jepet për golin më të bukur të vitit. Garnacho realizoi një gol të bukur ndaj Evertonit, duke mposhtur rivalitetin e Hassan Al Haydos, Terry Antonis, Yassine Benzia, Walter Bou, Michaell Chirinos dhe Federico Dimarco.
“Janë si muzikantët e Titanikut”, drejtuesi i Real Madrid sulmon UEFA-n
Portieri më i mirë u vlerësua Emiliano Martinez i Aston Villas, që fiton këtë çmim për herë të dytë në 3 vite.
Nuk kishte dyshime, numri një i stolit të Real Madrid, Carlo Ancelotti mori çmimin “trajneri më i mirë”. Ancelotti, dërgoi madrilenët drejt sukseseve të lavdishme në Spanjë dhe Champions.
Emma Hayes u zgjodh trajnerja më e mirë, ndërsa lojtarja spanjolle e Barcelonës, Aitana Bonmati u vlerësua si futbollistja më e mirë.