Këngëtarja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, është rikthyer në vëmendjen e publikut pas shumë vitesh ku ajo u pa në gjendje të mjerueshme në rrugët e New Yorkut.
Ish ushtarja e Sali Berishës që nuk ka lënë vend pa i shërbyer derisa arriti dhe postin e
pedagoges, Jonila Godole, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka tjetër mendim.
Ajo thotë se ndjesia e parë që ndjeu ishte keqardhje si nënë, grua dhe njeri. Por nga ana tjetër ajo shkruan se Parashqevia si para viteve 1990 dhe pas saj, i ka kënduar partisë.
Madje Godole ka publikuar edhe disa postime të Parashqevisë në Facebook, e cila e cilëson Enverin Hoxhën dhe Nexhmije Hoxhën, si çifti që e kthyen Shqipërinë në Parajsë.
Ndër të tjera Godole shkruan se Simaku mori famë në një regjim që nuk investonte për talentin nëse nuk kishe biografinë dhe qëndrimin e duhur ndaj partisë. Dhe ajo sipas Godoles i ka pasur të dyja.
“Kam ndjekur zhurmën mediatike këto ditë për Parashqevinë. Ndjesia e parë që pata ishte keqardhja. Si grua, nënë dhe njeri, uroj të rehabilitohet dhe të jetë mirë.
Ndjesia e dytë lidhej me kontributin e saj në shoqëri, e rritur dhe e kultivuar nga një regjim që e ngjiti në majat më të larta duke i mundësuar suksesin dhe adhurimin.
Së treti, kërkova pak, të dija se si kjo grua mendon, ç’reflektim ka pasur gjithë këto vite që jeton jashtë vendit për të shkuarën, të tashmen…
Dhe pasi lexova postimet e saj, kuptova se Parashqevia, si para vitit 1990 ashtu edhe pas tij, ka vazhduar t’i këndojë partisë, dikur në Pallatin e Kongreseve, e më vonë në Facebook e gjetkë.
Parashqevia simbolikisht ka qenë kolona zanore e brezit tim, në një periudhë liberalizimi diku nga fundi i viteve 1980. Mori famë në një regjim që nuk investonte për talentin nëse nuk kishe biografinë dhe qëndrimin e duhur ndaj partisë. Dhe ajo siç duket i ka pasur të dyja.
Ne, si popull, historikisht i falemi idhujve të rremë. Nuk pyesim kurrë se çfarë i kanë dhënë këta idhuj shoqërisë, përveçse çfarë i kanë marrë. Parashqevia mund të vazhdojë të jetë idhulli i gjithkujt, por nuk është idhulli im.
Enveri dhe Nexhmija u larguan nga kjo botë, por nuk largokan dot nga mendja dhe zemra adhuruesve të tyre, qoftë edhe nga maja e Amerikës”, shkruan pa pikë turpi Godolja, duke na bëri t’i kujtojmë se idhulli i saj është komunisti dordolec Sali Berisha, që kjo Godolia nuk ka lënë emision e sallë pa e përqafuar dhe uruar, duke qenë edhe prej vitesh si pjesë e bandës së saliarëve, ndaj duhet të mos haj shumë m*t duke treguar genin e saj mediokër.