Fatmir Mediu i Gërdecit foli lidhur me mesazhin e SHBA-së para zgjedhjeve për statusin e Berishës ‘non grata’, ku thuhet se kjo e fundit vlerëson rolin e opozitës por nuk merren me njerëz të përfshirë në korrupsion.
“Nuk mendoj që kemi diçka të re në qëndrimin e SHBA-së që ka në raport me Berishën për faktin se kjo ka qenë një politikë e departamentit të shtetit.
Nuk besoj që ka një përfaqësues të Ambasadës amerikane që mund të marri një qëndrim ndryshe në raport me Berishën.
Problemi qëndron se Berisha ka deklaruar që do të përpiqet ta zgjidhë këtë çështje në një mënyrë aktive në SHBA, dhe nuk besoj që zgjidhet në Tiranë, por në Uashington”, tha kreu Mediu i Gërdecit duke harruar se statusi non grata nuk hiqet dhe nëse ndodh hiqet nga Gjykata Federale si rasti i Mandelës.
Mediu mban veten dhe Berishën me gajret sepse askush nuk ka ndërmend në Washington të merret me kufomën politike Berisha, i cili tashmë është nën pushtetin e drejtësisë dhe sipas gjasave do i shtyjë ditët e fundit të jetës në burg./ Ekskluzive.al