Europiani U-21 është një ndër evenimentet më të spikatura të kombëtareve në Europë dhe Shqipëria do të ketë shansin të organizojë një event të tillë të një përmase kaq të madhe për herë të parë në histori.
UEFA kishte planifikuar të zyrtarizonte vendimin se ku do të luhet sfida hapëse dhe ku ajo mbyllëse, duke qenë se viti 2025 është në vigjilje. Mirëpo, për arsye sekrete që nuk mund të thuhen në prani të medias Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka vendosur të shtyjë dhënien vendimmarjes nga mbledhja për nga shkurti.
Kujtojmë që Serbia është partnere në këtë organizim. Burime per Newsport thonë se nderin për t’a hapur turneun e madh do t’a ketë stadiumi Kombëtar i Shqipërisë në Tiranë, ndërsa mbylljen do t’a mirëpresë kryeqyteti serb.
Përveç Beogradit dhe Tiranës që kanë kapacitete të mjaftueshme dhe arena bashkëkohore, qytetet e tjera pritëse janë Loznica, Zajecari dhe Leskovac (qyteti që priti sfidën e fundit Serbi-Zvicër).