Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka zbardhur takimin mes Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit Alexander Kasanof dhe kryeministrin Edi Rama. Ambasada shkruan në rrjetet sociale se Rama dhe Kasanof diskutuan mbi partneritetin e fortë SHBA-Shqipëri.
Sipas ambasadës, ata shqyrtuan përparimin e Shqipërisë drejt integrimit në BE, rëndësinë e transparencës në reformën në drejtësi dhe forcimin e përpjekjeve kundër korrupsionit.
“Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit Alexander Kasanof dhe Kryeministri Edi Rama u takuan sot për të diskutuar mbi partneritetin e fortë SHBA-Shqipëri dhe mbështetjen e Shqipërisë për çështje kyçe shumëpalëshe, duke rikonfirmuar angazhimin e tyre për arritjen e qëllimeve të përbashkëta. Ata shqyrtuan përparimin e Shqipërisë drejt integrimit në BE, rëndësinë e transparencës në reformën në drejtësi dhe forcimin e përpjekjeve kundër korrupsionit”,shkruan ambasada.