Sot opozita protestoi për të rrëzuar qeverinë apo bashkinë?
Prej 10 muajsh Partia Demokratike ka hequr dorë nga protestat para kryeministrisë dhe rreshtohet çdo javë para bashkisë.
Jo rastësisht fillimi protestave përkon me marrveshjen PD-PS ku Partia Demokratike përfitoi:
– Listat e mbyllura për deputet
– Rritjen e rrogave deputetve 3500 euro
– Vulën e PD
– Lirimin e kryetarit
Nga ajo ditë s’ka më asnjë protestë para godinave të qeverisë por 100% para bashkisë.
Çudia më e madhe ndodhi sot:
Berisha kërkoi qeveri teknike para zyrave të Erion Velisë dhe jo para zyrave Edi Ramës.
Berisha përpara mediave deklaroi se mos bindja civile ja arriti qëllimit sepse Erion Veliaj po hetohet nga SPAK.
Sipas logjikës Sali Berishës, Ajola Xoxa u thirr në SPAK nga frika e djegies gomave makinave dhe 30 demostruesve që bllokojnë rrugët.
Problemi i Berishës nuk janë protestat se ato janë më të vogla se tubimet e Adriatik Lapajt apo Arlind Qorrit por tek dy standardet që i ofron publikut:
– kur SPAK heton familjarët e socialistve ai konsideron sukeses akuzat ligjore dhe vjedhje klasike
– kur hetohen familjarët e tij i quan akuza politike dhe SPAK organizatë kriminale
– kur gjykata i jep vulën i konsideron gjygjtarë heronj të demokracisë.
– Kur gjykata arreston Metën e konsideron celulë të Edi Ramës
E imagjinoni sikur të ishte kryeministër Berisha çfarë do i bënte Altin Dumanit po të arrestonte ministrat apo deputet e qverisjes Berisha 3?
Përgjigjia s’do koment…….
Të gjithë e kuptojmë se halli dhe mosha e detyrojnë të bëj cirk në politik por një gjë s’ka psikolog ta analizojë:
Si ka mundësi të kërkosh rrëzimin e qeverisë para zyrës Erion Velisë?
Ka ardhur koha ta thotë shqip: Nëse kërkojnë qeveri teknike apo bashki teknike?
Në fakt nuk ka “faj”, sepse Tiranën ka fiks 28 vjet që nuk e fiton që nga viti 1996.
Berisha e ka fituar 4 herë qeverinë, ndërsa kryeqyteti i Tiranës e ka shoallur Non-Grata njësoj si dy kryeqytetet e tjera Londra dhe Washingtoni.
Thjesht shikoni sa “tironca” kishte protesta.