Nga Petro Koçi
Një lajm i gëzuar miq; PD më në fund e paska ndarë mendjen për mirë.
Ka vendosur të na zhgënjejë!
Ka reflektuar thellë mbi veprimtarinë e saj të kohëve të fundit mbushur me dhunë, grushta, shkelma, zjarr dhe bllokim jete.
Nuk ka asnjë plan te ndalojë ardhjen e Vitit të Ri dhe as ti bëjë pritë Santa Klausit në 25 Dhjetor.
Ka pare në sistemin VAR tërë bëmat e deputetëve të saj gangsterë dhe i ka vënë e tmerruar gishtin kokës.
Vetë Sali Berisha është tronditur i tëri nga regjistrimet me zë e figurë duke e quajtur çuditërisht SPAK organizatë kriminale dhe ndofta po mendon se dikush mund ti ketë injektuar ndonjë lloj droge që e ka katandisur deri më sot në ate dreq derexheje dhe fjalori të padenjë.
I gjithë lidershipi i PD në 23 Dhjetor do i kërkojë falje popullit dhe shtetit për çdo bëmë të zeze që i ka shkaktuar vendit duke filluar me prishjen e Qeverisë se Stabilitetit, nenin 24/1, privatizimet me formulën qyl në bordet partiake, zgjedhjet e përgjakura të Libofshës, grushtin e shtetit të 26 Majit ’96, shpartallimin e shtetit në ’97 ën, 14 shtatorin ’98, 21 Janarin, hedhjen ne ere te shtyllave te tensionit te larte, qindra shishe molotove mbi policine dhe institucionet e shtetit, perdorimin e femijeve per te djegur godina partish, djegien e qendrave të votimit në 2019, sulmet mbi gardistët etj.
Bile nesër, në 23 Dhjetor 2024 do jetë surpriza më madhe e ndodhur ndonjeherë në historinë moderne të Shqiperisë. Burime të sigurta pranë PD bëjnë të ditur se lidershipi pëdëist ka vendosur të shesë vilat në Gjirin e Lalëzit dhe me ato miliona euro do përgatiten mijëra pako e dhurata për popullin e Tiranës e të gjithe Shqipërisë.
Qindra mijëra trëndafila do i shpërndahen njerëzve te thjeshtë të këtij vendi e bashke me dhurimin e pakove të bollshme do urohet çdo kalimtar i rrugës:
Gëzuar festat, na fal për çdo faj që kemi bërë, zoti qoftë me ty!/Marrë nga Facebook