Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Nicholas Abbott ka komentuar çështjen e shpalljes non grata të Sali Berishës.
I ftuar në “Opinion”, Blendi Fevziu e pyeti në lidhje me shpalljen non grata të disa personazheve publikë si dhe për Berishën, se përse është marrë ky vendim nga Britania e Madhe.
Në përgjigje të kësaj pyetje, Abbott ka refuzuar të japë një përgjigje konkrete duke thënë se kjo nuk është një rutinë e trupit diplomatik për të komentuar zgjedhjet dhe vendimet shtetëore.
Ndër të tjera ai tha se kjo nuk është një çështje që mund të politizohet por është proces ligjor i bazuar në disa kushte që duhet të ndiqen.
Pjesë nga intervista:
Fevziu: Ambasador, Mbretëria e Bashkuar ka shpallur se disa qytetar janë të ndaluar të hyn në Mbretërinë e Madhe. Pse është marr ky vendim? Do të zgjerohet lista? Pyetja e tretë lidhet me liderin e opozitës në Shqipëri dhe ish Presidentin dhe ish kryeministrin shqiptar Sali Berisha. Le ta nisim nga pyetja e parë, pse kjo listë? Pse është marr ky vendim?
Abbott: Mbretëria e Bashkuar, ashtu si Shqipëria, do të sigurohet se ne duam të mbrojmë sigurinë tonë, se ka transparencë për sa i përket sundimit të ligjit.
Fevziu: Kjo vlen edhe për shtetet e tjera?
Abbott: Edhe për shtetet e tjera…
Fevziu: Në listë ka njerëz edhe nga shtete të tjera?
Abbott: Ky nuk është një proces nëpërmjet të cilët targëtojmë persona vetëm nga Shqipëria. Ka edhe njerëz në shtete të ndryshme ku ne shikojmë çështje të ndryshme dhe marrim vendim për to.
Fevziu: Kjo ishte lista e parë. Ju nuk e bëni listën publike por zoti Berisha, kreu i opozitës dhe ish presidenti dhe ish kryeministri i Shqipërisë tha se i është shpallur ndalim hyrje në Mbretërinë e Bashkuar. Pse Berisha?
Abbott: Siç ju thash, nuk është rutinë që ne të komentojmë mbi çështje individuale. Këto janë procese ligjore, nuk janë gjëra që politizohen. Ky është një proces ligjor ku ka disa kushte të cilat ndiqen. Qartazi, në këtë rast, është ndikuar një individ. Siç ju thash, ne nuk duam të targëtojmë individë të caktuar.
Fevziu: Por a keni ndonjë listë tjetër e cila do të shpallet se shpejti?
Abbott: Mua më duket sikur njerëzit besojnë se ekziston një listë sekrete. Kjo nuk ka të bëj me lista, por me procese dhe shqetësimet tona.
Fevziu: Por të gjithë këtu flasin për lista.
Abbott: Këtë “listë” nuk e kam te xhepi i pasmë.
Fevziu: Nuk e keni…
Abbott: Nuk e kam në xhep.