“Po largohemi nga të përditshmet e Shqipërisë, nga polititika dhe nga bota mediatike, për të qendruar në qetësi. Ju përshëndes” , shkruan Nano pa specifikuar destinacionin.
Pas largimit nga skena politike, çifti me sa duket shijon rehatinë.
Fatos Nano dhe bashkëshortja, Xhoana, u kurorëzuan më 9 nëntor 2002. Nano ishte divorcuar nga ish-bashkëshortja e tij, Rexhina, në 2001-shin, pas një martese që zgjati 27 vjet dhe fryt i saj qenë dy fëmijë, që tashmë edhe ata kanë familjet e tyre. Kryeministri, atëherë 50 vjeç, u martua sërish, me një ceremoni në Kishën Ortodokse të Tiranës me Xhoanën, që ishte 29 vjeçe.