Argita Malltezi ka deklaruar për mediat, se akuzat për gjyqtaren Irena Gjoka, se ka marrë 500 mijë euro nga një ish-eksponent socialit, i ka bërë referuar në shkrimet e disa mediave.
Asaj i është përgjigjur avokati Romeo Kara, që thotë se familja Berisha përdor standarte të dyfishte, pasi edhe ai, bazuar në publikimet në media, ka akuzuar Shkëlzen Berishën si të përfshirë në trafikun e drogës, por e kanë kallzuar penalisht.
“Standart i dyfishte i familjes se Non Grata te shumefishta.
Edhe une ne vitin 2017 shkrimeve te mediave dhe intervistave ne YouTube iu referova, lidhur me perfshirjen e Shkelzen Berishes ne trafikun e heroines se bashku me Landin e Jasharit, por, familja non grata inicioi padi penale per shpifje edhe pse ishte vetem nje citim nga media.
Tani si pa te keq, zonja non grata urdheron Prokurorinë qe te hetoje, a thua se, kesaj tribuje ia kemi per borxh, cdo lloj kapricioje qe mund te pjelle fantazia.
Karma is a bitch madam non grata!
Po prisni cfare keni hedhur dhe ky eshte vetem fillimi”, shkruan ai.