Kryeministri Rama ka çuar ca më tej projektin ERTV (që transmetohet në faqen e Facebook-ut të tij), që u nis si një dritare për të komunikuar me video dhe mesa duket, po kthehet në një TV online.
Kështu sot për herë të parë në ERTV ka filluar një program i ri. Intervista në një zyrë të posaçme, përballë një gazetari që nuk bën pyetje ‘qokë’, por me argumenta dhe direkte, është mesa duket një tjetër risi që sjell Rama.
E para në këtë risi që është intervistuar ishte ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla e cila siç shkruan Rama në Facebook, “ERTV Intervista – Ministrja Nikolla shpjegon ndryshimin e ditës mësimore. Një masë e propozuar nga një grup prindërish e nxënësish përmes Platformës së Bashkëqeverisjes dhe e mirëpritur gjerësisht nga mësuesit/Lexo.al