Një lajm qesharak qarkullon nëpër media po qesharake, i postuar vga Bekim Kupina, këshilltar për media i Vjosa Osmanit.
Sipas tij Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka marrë ftesë nga anëtarë të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve, pra nga gjithë instuticionet e SHBA, për të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri amerikan Donald Trump, sepse kjo Presidentja e një gjysëm shteti, që akoma nuk njihet në OKB qenka shumë e rëndësishme dhe Trump nuk mund ta bëjë ceremoninë pa praninë e saj.
Por më qeshrake është refuzimi i saj në këtë event kaq madhor, ku të ftuarë janë vetëm 200 drejtues shtetesh në të cilët bëjnë pjesë biznesment të mëdhej dhe shumë ekstremistë të djathtë.
Ja çfarë përrallis Kupina i Vjosës:
Duke e vlerësuar këtë ngjarje si një moment të rëndësishëm në marrëdhëniet Kosovë-SHBA, presidentja ka vendosur ta dërgojë një delegacion të kabinetit të saj, i cili së bashku me ambasadorin në SHBA Ilir Dugolli, do ta përfaqësojnë Kosovën në aktivitetet inauguruese të datave 19-21 janar…sigurisht duke e parë këtë aktivitet me dylbi e nëse do ishte Vjosa do e vendosnin ngjitur me Melanin
Ky angazhim i vazhdueshëm reflekton përkushtimin e Kosovës për të forcuar bashkëpunimin me administratën e re amerikane dhe për të avancuar interesat e përbashkëta”, ka thënë Kupina duke harruar se kjo nuk është Amerika por Amelika sipas shefit të tij Bin Kurti.
Kujtojmë, në traditën protokollare, shumica e vendeve përfaqësohen në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri amerikan pa asnjë ftesë nga ambasadorët e tyre të akredituar në Uashington./Ekskluzive.al