Ka patur një status sot ku hedh baltë mbi portalin Tiranapost.al. Besjan Pesha ish-drejtor në ministrinë e Kulturës në kohën Pango, edhe më vonë drejtor i Naftës dhe Minierave në Ministrinë e LSI dhe më pas i përjashtuar nga kjo forcë politike pa bujë, por për personin në fjalë qarkulluan informacione se u shkarkua nga partia me akuzën si hajdut, nga ku u detyrua të jepte dorëheqjen.
Zoti Pesha ishte një ditë më parë pjesë e një posti në Tiranapost.al (linku: http://www.tiranapost.al/e-drejtojne-protesten-e-teatrit-grupi-te-denuarve-per-vjedhje-fondesh-publike/)
Ai ka reaguar sot me një status në Facebook shoqëruar me një dokument gjykate ku pretendon pastërtinë e figurës së tij dhe mbrohet duke bërë pis një media online që ka bërë punën e vet duke ju referuar fakteve të gjykatës dhe jo llafeve lart e poshtë.
Dëshmia e penaliteti që poston Pesha sot në Facebook është si dy pika uji me rastin e Elvis Roshit.
Edhe Roshi dilte i pastër! Për të mos u zgjatur me thashetheme, shpifje, apo qëndrime emocionale e personale Tiranapost.al në këtë përgjigje –në respekt të lexuesit dhe të ndershmërisë intelektuale, është bazuar në Kodin penal:
Pesha, dëshmia e penalitetit 25.05.2018 nuk vërteton të kundërten e asaj që thamë ne.
Kodi penal e ka përgjigjen për statusin tënd “I padënuar”, konkretisht Neni 69 “ Rehabilitimi”.
Siç shkruhet në vendimin e Nr. 0009, date 25.02.1999 Ku thuhet: “Shtetasi Besian Pesha, i biri i Stavri dhe i Like, lindur me 1980 ne Gjirokastër në baze të vendimin nr. 0009, data 25.02.1999 te Gjykatës së rrethit të Gjirokastër, është deklaruar fajtor për krimin e vjedhjes dhe në bazë të nenit 134 KPP është dënuar me katër muaj e gjysmë burgim.
Sipas nenit 69 te Kodit Penal:
Quhen të padënuar:
Ata që janë dënuar me burgim për një kohë deri në gjashtë muaj ose me çdo dënim tjetër më të lehtë dhe që gjatë dy vjetëve nga dita e vuajtjes së dënimit nuk kanë kryer vepër tjetër penale;
Jeni i ftuar publikisht të na kallëzoni për shpifje dhe le t’i japë hakun drejtësia dhe të mësojmë se kush shpif, kush vjedh, dhe kush ka të drejtë. Nëse jeni kaq i pafajshëm dhe viktime e medias, pse nuk i drejtoheni gjykatës por zgjidhni rrugën e të gjithë shpifësve që kur nuk bindin dot, konfuzojnë dhe baltosin./Tiranapost/