Shtëpia e Bardhë ka publikuar portretin zyrtar të Zonjës së Parë të SHBA-së, Melania Trump. Fotoja ishte bardh e zi, një kontrast i fortë me paraardhëset saj, të cilat përdorën ngjyra të ndezura dhe ambientet e njohura të Shtëpisë së Bardhë për të theksuar pozicionin e tyre si bashkëshortja e presidentit.
Ndryshe, këtë rradhë, Melania veshi një kostum xhaketë dhe pantallona të zeza, me një këmishë të bardhë. Ajo qëndron në këmbë dhe mbështet duart në tavolinën që ka përpara. Në sfond duket Monumenti i Uashingtonit.
Ajo dominon skenën, duke parë drejtpërdrejt kamerën, një aluzion i një sfide në qëndrimin e saj. Fotoja është bërë më 21 janar, një ditë pas inaugurimit, në dhomën Ovale të rezidencës nga fotografes Régine Mahaux.
Mahaux ka shkrepur edhe portretin e Melania Trump në mandatin e saj të parë. Ajo foto është me ngjyra. Melania kishte veshur një kostum të zi dhe i mbante duart të kryqëzuara. Portreti i saj i dytë, ashtu si mandati i dytë, tregon se ajo është më me përvojë në rol dhe e vendosur të kontrollojë mënyrën se si e sheh publiku.