Mero Baze, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për Kryepeshkopin Anastas i cili ndërroi jetë pak ditë më parë.
Baze solli në kujtesë disa momente nga ardhja e Kryepeshkopit në Shqipëri dhe sulmet që i bëheshin atij, kryesisht të frymëzuar nga politika.
“Së pari, Kryepeshkopi Anastas kur ka ardhur në Shqipëri, ka gjetur një vend pothuajse ateist, ky është një keqkuptim i madh që do të shfaqet. Përballja e një shërbëtori të fesë ortodokse me komunitetin e tij, që jetonte në një vend ateist duke qenë pakicë në Shqipëri, kishte disa probleme. Origjina e tij ishte greke dhe ne si shoqëri e dalë nga vend izolacionist që kemi patur idenë se fqinjtë i kemi armiq, kjo shkaktonte reaksion te shumica e popullsisë.
Ai kishte ardhur për grigjën e vet, kurse pjesa tjetër e popullsisë i bënte gjyqin pse je grek dhe pse ke ardhur. Kemi qenë edhe ne që e shihnim me dyshim. Thonim pse nuk ka një si Fan Noli. Edhe Fan Noli lëvizjen për themelimin e Kishës e kishte patriotike.
Këtu po flasim për një njeri që i është përkushtuar jetës si Kryepeshkop. Të gjithë keqkuptimet e viteve 92’, e kanë vënë Kryepeshkopin Anastas në pozitë të vështirë. Ajo që është e poshtër, është që politika formalisht nuk ka qenë kundër Anastasit por nxiste turmat. E pranoi Ramiz Alia, e dekretoi Berisha, por poshtë nxisnin turmat ndaj tij. Linçimi publik i bëhej me indicie politike.
Berisha, për shkak se mori porosi të forta nga ambasadori amerikan që duhet ta mbështeste, i qëndroi korrekt. Paranojat e Berishës kanë nisur në vitin 93’, operacioni fshesa, papjekuritë në veprimet diplomatike të të dyja palëve. Ne ishim shtet i ri që vepronm me klishetë e komunizmit. Pati përplasje të forta derisa Berisha zboi edhe një prift nga Dropulli për veprimtari anti-shqiptare.
Për shkak të Gazidedesh, SHISH kishte edhe ngarkesë myslimane. Kusha Ortodokse u kthye në target të SHISH. Në gazeta vinin dokumenta, materiale për priftërinjtë. U krijua një klimë që paskemi një rrezik shumë të madh në Kishën Ortodokse që na e ka marrë një grek.
Por Kryepeshkopi mbajti qëndrim të heshtur, nuk u përfshi në vorbullin e konfliktit shqiptaro-grek. Nuk reagoi në mënyrë ekstreme.
Në vitin 94’ qeveria shqiptare i shpalli luftë kryepeshkopit, Sali Berisha futi një nen, që kryetarët e komuniteteve duhet të jenë me gjak shqiptar, gati me konotacion racist, e cila shkaktoi probleme për Sali Berishën në rradhë të parë. Mendoj se humbja e referendumit, faktor ishin ortodoksët e Shqipërisë, përfshirë edhe kryeministrin Aleksandër Meksi që ishte qartazi me Kryepeshkopin. U pa qartë që pjesa ortodokse që ishte në pushtet nuk e pranonte këtë version të Berishës. Referendumi humbi.
Ortodoksët shqiptarë i dhanë dorën e fundit, ishte pakica e artë që kaloi topin kundër shumicës.
Ky ka qenë momenti personal i imi që kam reflektuar për fuqinë e Kryepeshkopit. Nuk kam gjetur kurrë prej asaj kohe, asnjë ortodoks shqiptar kundër Kryepeshkopit dhe pyesja veten, ç’të drejtë kemi ne t’ju themi këtyre e keni gabim kryepeshkopin? Dhe kush ja thoshte? Komunitetet e tjera fetare janë qesharake në raportin që e quajnë patriotike, fetare, etj. Komuniteti mysliman zihen a është kryetari me gylenin apo Erdoganin, nuk thotë njeri a është me Shqipërinë”, tha Baze.
Baze e vlerësoi Janullatos si ndërtues jo vetëm shpirtëror të Kishës Ortodokse si dhe u shpreh se është shumë e vështirë për të mbajtur në këmbë Kishën Ortodokse.
“Kryepeshkopi Janullatos dha gjithë fuqinë për rilindjen e kishës jo vetëm nga pikëpamja ndërtimore, por edhe shpirtërore. Kur erdhi ai shumë ortodoksë ishin bërë ateistë. Ai iku por ato do të ngelen. Pastaj se kujt i shërbeu janë fantazma të të shkuarës. Ai gjeti një shoqëri që e pranoi, pati sukses te ateizmi.
Shqiptarët kanë dyshime për Greqinë dhe është legjitime, se ka qenë histori e përgjakshme në shekullin 18 dhe19. Jugu e ka ndjerë më shumë këtë dhe Greqia ka legjitime në kokën e vet pretendimet për Shqipërinë.
Ta përballosh këtë konflikt dhe të mos bëhesh pis, është sfidë e madhe ajo që ka bërë për kishën. Nuk është se brenda ortodoksisë shqiptare nuk ka të çmendur të marrë, fashistë. Silogjet e veriut të Greqisë janë tmerr.
Po tregoj një bisedë me Kryepeshkopin. Më tregoi kohën kur kishte bërë doktoratën në Botson për konvertimin e shqiptarëve në muslimanë, se Patriarkana greke e injoroi që ortodoksët shqiptarë nuk ishin grekë, nuk u përkthyen Dhjatat në shqip. Nëse shqiptarët do të kishin më shumë shkolla shqipe dhe dhjata do të ishte shqip do të ishte ndryshe. Prej atëherë unë u bëra “dele e zezë” dhe u dërgova në Afrikë”- tregonte Janullatos.
Po u ruajt kjo trashëgimi do të ishte shumë. Është shumë e vështirë të mbash Kishën Ortodokse. Kisha Katolike ka Vatikanin, myslimanët kanë financimet nga arabët, beshkashinjtë kanë këto ditët e mira kur lihet ndonjë gjë, por besimtarët ortodoksë nuk dhurojnë”- tha Baze.